Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri po me kercenon mua zyrtarisht nga salla e Kuvendit duke bere tallava me shkresa jashte permbajtjes se intervistes se Dritan Zaganit qe une kam bere me 24 korrik 2015 ne banesen e tij ne Vlore.
Duke bere replika politike me opoziten sot në Kuvend pas akuzave që i ka drejtuar atij ish-Shefi i Antidrogës Dritan Zagani në media, Tahiri ka xjerre një dokument dhe duke replikuar me opoziten e duke e trajtuar politikisht trafikun e droges se gjoja intervista eshte blere. Nder te tjera z minister thote se “Keni blerë intervistën e tij, keni ndikuar intervistën, ndaj jepni llogari për këtë. Pse një polici i është falur tokë dhe objekt në bregdet? Ja ku e keni, Vendim nr.519 datë 13 qershor 2013. Shtetasit Dritan Zagani i keni falur tokë dhe objekt në bregdet. Për çfarë arsyeje e keni bërë këtë dhurim tek ky polic që e keni blerë dhe sot është arratisur?!..” Zoti minister Tahiri kush me ka blere mua? Kush e ka blere intervisten dhe kush ka ndikuar ne te? Asnje deputet apo politikan i djathte dhe i majte nuk ka pasur as dijeni as ndikim ne berjen e kesaj interviste. Asnje kacidhe, lek , dollar, euro, nuk ka paguar per kete interviste. Me gjeni nje njeri qe ka paguar z minister sepse ju keni qindra agjente e dhjetra sherbime nen vartesi. Mos genjeni, mos shpifni, mos kercenoni publikisht z. Minister Tahiri. Une jam gazetar dhe nuk kam ndermend te pranoj shpifjet tuaja publike se kjo eshte histori parash. Me mire jepni pergjigje publikut e ne qytetareve per makinen, per skafin, per kusherinjte tuaj qe sipas akuzes se oficerit tuaj jane kontingjent i trafikut te droges. Do te ftoja Prokurorin e Pergjithshem te verifikoje edhe mua edhe deklarimet e ministrit Tahiri. Kush eshte blere. Une nuk shes e as nuk blej. Artikujt dhe lajmet nuk duan kase fiskale. Une apo ministri?? Nese zoti Llalla nuk e gjen me arsye ligjore apo sikleti ndaj pushtetit qe ta beje, do ta bej une si gazetar duke qene transparent ne çdo detaj, sekond dhe ngjarje. Nuk mbulohen plantacionet e droges dhe milionat ne llogarite e trafikut me çarçafe parlamenti i nderuar zyrtar i larte. Une i kam bere vetes dhe gjith maskarenjeve te ketij vendi nje premtim dhe nje njoftim..nuk jam ne kete zanat per te mbrojtur interesat e asnje lloj maskarai kushdo dhe ngadoqofte ai….
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/