Zgjerohet konflikti tek Legalistët, letër Gjanës të dorëhiqet

Zgjerohet konflikti tek Legalistët, letër Gjanës të dorëhiqet

45
0
Shares

Një numër drejtuesish lokalë të PLL i kanë kërkuar largimin nga drejtimi i partisë, kryetarit aktual të saj, Sylejman Gjana.

Letra përvec në adresë të Gjanës i është drejtuar edhe Princit Leka II si dhe Skënder Zogut, që është edhe kryetar i Senatit të Veteranëve të PLL.

pll firmetaret

E firmosur nga 31 degë të kësaj partie, dokumenti e vë theksin tek rënia e thellë që pësuan legalistët gjatë zgjedhjeve lokale të qershorit. “Nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, për herë të parë pas vitit 1996 nuk kemi asnjë:
-Njësi Vendore te drejtuar nga PLL.
-Kemi një përfaqësim në Këshillat Vendor 12 herë më pak se në vitin 2011.
-Kemi një rënie prej 24.020 votash, ose 2.7 herë më pak se në vitin 2011.
-Për rrjedhojë nuk do të kemi legalistë të punësuar nëpër Bashki ku më parë kishim me dhjetra, madje edhe në nivele drejtuese.

Legalistët nuk hezitojnë të bëjnë krahasimin me zgjedhjet vendore të vitit 2011 kur partia drejtohej nga Ekrem Spahia.

“Në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 Partia “Lëvizja e Legalitetit” nën drejtimin e z. Ekrem Spahiu mori këto rezultate:
-2 Kryetar Komunash
-13 Kryetar Këshilli në Bashki dhe Komuna
– 193 Anëtar Këshilli në Bashki dhe Komuna
– 11 Anëtar në Këshillat e Qarqeve
– 37.832 vota = 2.41%

Nga një krahasim me partitë e tjera të vogla situata duket edhe më e rëndë sic shihet ne tabelen e meposhtme:

pll tabela

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY