PD ka kërkuar sonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm , Saimir Tahiri ndërkohë që kryesia e PD-së ka mbështetur edhe thirrjen e djeshme të Bashës për dorëheqjen e Ilir Metës.
Dy kërkesat për dorëheqje janë votuar në mbledhjen e sotme të kryesisë pas mbi 2 orë debat rreth situatës së rëndë të vendit vecmas në 72 orët e fundit, sic deklaroi pas mbledhjes kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
PD ka kërkuar hetimin e menjëhershëm të aferës korruptive të Ilir Metës në tenderin qindramilionësh DIA-CEZ si dhe marrjen nën hetim të ministrit të Brendshëm si koka e bandave të drogës në jug.
PD ka kërkuar krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore dhe institucionale për angazhimin në këto hetime të ekspertëve ndërkombëtarë të vendeve euroatlantike.
Në vijim PD vë kusht aprovimin brenda shtatorit të ligjit të dekrimalizimit, largimin e menjëhershëm të kriminelëve nga administrata dhe institucionet tjera publike si parlamenti, etj.
Kryetari i PD-së, theksoi se PD ka mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë për realizimin e këtyre kërkesave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/