PËRGJAKJA NË LAÇ/ “Nuk ishte sjellje e turpshme, ishte një kasaphanë”

PËRGJAKJA NË LAÇ/ “Nuk ishte sjellje e turpshme, ishte një kasaphanë”

60
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas deklaratave të PS-së për përjashtimin e deputetit Armando Prenga nga PS dhe grupi i saj parlamentar. “10 orë e mbajti mbi ligjin deputetin e tij, Edi Rama, pasi kishte lënë disa të plagosur me armë në derë të Komisariatit. E mbrojti, i dha imunitet, urdhëroi terr informativ për krimin e shumëfishtë . Nuk ishte një sjellje e turpshme siç thotë tani kryepërgjegjësi. Ishte një kasaphanë, një shkrehje e përgjakshme armësh e të përzgjedhurit të tij mu brenda në komisariat. Ndaj është i papranueshëm dhe i pabesueshëm qëndrimi i tij. Sepse e përzgjodhi Armando (Edmond) Prengën, e mori me të shkuar të njohur kriminale, me precedentë të tmerrshëm, e bëri deputet, e vërsuli kundër kundërshtarit politik në Kuvend, e dekoroi publikisht duke i dhënë mbi ligjin dhe kundër ligjit edhe Lagunën e Patokut, por del e tallet duke përmendur ligjin. Ligji u ndalua, dhe ligji ndalohet të funksionojë kur nuk i volit Edi Ramës.

Mbi ligjin e kundër ligjit sundon sot krimi dhe kriminelët e bërë njësh me pushtetin. Mbi ligjin e kundër ligjit e mbrojti Edi Rama Arben Ndokën e Pjerin Ndreun. Mbi ligjin e kundër ligjit e la narkotrafikantin Pllana të strehohej në veturën e deputetit të tij Mark Frroku. Mbi ligjin e kundër ligjit e la të arratisej Arben Frrokun pasi e përdori për fushatë. Mbi ligjin, kundër ligjit dhe jashtë ligjit është sot Sajmir Tahiri i denoncuar publikisht si kumbari i bandave të drogës. Mbi ligjin është edhe ortaku i tij Meta, të cilin vetë avokatët e huaj të qeverisë e kanë shënuar si përfitues rryshfetesh miliona euro në aferën e CEZ-it”, përfundon deklarata e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY