PËRGJAKJA NË LAÇ/ Flet Gjergj Cali i plagosur: Na qëlloi deputeti Armando...

PËRGJAKJA NË LAÇ/ Flet Gjergj Cali i plagosur: Na qëlloi deputeti Armando Prenga, policia nuk na mbrojti

56
0
Shares

Pasi ka lënë mjediset e spitalit të traumës në kryeqytet, Gjergj Cali, një prej personave që mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në konfliktin mes dy familjeve Cali dhe Prenga, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në një intervistë telefonike, Gjergj Cali ka akuzuar drejt për drejt Deputetin e partisë socialiste Armado Prenga si personi që ka qëlluar me armë drejt tyre.

Ai nuk ka kursyer edhe akuzat për policinë e Lacit që sipas tij nuk ka mundur t’i mbrojë. “I thamë mos na coni në komisariat se nuk mund të na mbroni. Na leni të shkojmë në Tiranë të bëjmë padinë. Sapo shkuam atje kur na qëlluan më automatik”

Dyshimet janë se dy familjet janë në një konflik të hershëm që ka lidhje me lagunën e Patokut ku edhe ka nisur konflikti me mjete të forta, i cili përfundoi përpara komisariatit, me armë zjarri.

Gjergj Cali dëshmon se ai ka qenë i paarmatosur teksa është përballur me palën tjetër që ka qëlluar me armë.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY