Deputeti Prenga përjashtohet edhe nga Grupi Parlamentar i PS-së

Deputeti Prenga përjashtohet edhe nga Grupi Parlamentar i PS-së

61
0
Shares

Burime të pakonfirmuara nga selia rozë pohojnë se deputeti Armando Prenga është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona, në të cilën ishte i përshirë ishte edhe deputeti socialist, ka ardhur dhe vendimi i PS për të përjashtuar nga strukturat e saj deputetin Prenga.
Armando Prenga ka qenë deputet i PS-së që në zgjedhjet e 2009 , duke qenë njëherazi edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Më herët, Prenga ka qenë i përfshirë në konflikte, që kanë përfundur në dhunë fizike në Parlamentin e Shqipërisë, si në rastin e zënkës me deputetin demokrat Gent Strazimri ku u përjashtua nga parlamenti 10 ditë, apo konflikti tjetër me Edi Palokën.
Disa kohë më parë, PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se i dha me tender lagunën e Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY