Burime policore bëjnë të ditur se deputeti Armando Prenga ka qënë i përfshirë në konfliktin me thika para komisariatit të Lacit sot në mëngjes. Ai është arrestuar me urdhër të prokurorit me akuzën plagosjes së një personi gjatë konfliktit me familjen Cali.
Fillimisht konflikti ka ndodhur në një lokal të vëllezërve Cali ku është goditur me qytë pistoletë njëri nga familjarët Cali, pej deputetit Prenga.
Konflikti ka ndodhur me familjen Cali në lidhje me lagunën e Patokut. Familja Cali ka kohë që përdorte këtë lagunë për shkak se edhe janë banorë të kësaj zone. Por para pak kohësh kjo lagunë i kaloi për përdorim njerëzve të Armando Prengës.
Anëtarë të familjes Cali kanë shkuar sot në komisariatin e Lacit për të bërë padinë për plagosje por pikërisht aty ka nisur përleshja me armë dhe thika.
Janë 7 të plagosur mes tyre dhe vëllai i Armando Prengës i cili thuhet se është në gjendje të rëndë. 6 të plagosur janë po trajtohen në spitalin e Lacit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/