Policia italiane ka arrestuar bandën e grabitjeve në disa komuna dhe qyteza të Italisë. Pjesë e kësaj bande ishin edhe tre shqiptarë, të cilët kishin vjedhur në zonën e Arezzos të Riminit.
Sipas policisë italiane, rezulton se tre shqiptarët kanë kryer vetëm gjatë javës së fundit 10 vjedhje, por dyshohet se kjo bandë ka kryer edhe vjedhje të tjera. Dy shqiptarët janë arrestuar në datën një shtator, ndërsa shqiptari tretë që mendohet të jetë edhe koka e bandës, është arrestuar dy ditë më vonë.
Grabitjet e kryera nga hajdutët shqiptarë është zbuluar nga regjistrimet e videokamerave të instaluara në lokalet e grabitura, si edhe nga bashkëpunimi mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Grabitësit do të riatdhesohen në Shqipëri, pasi do t’i nënshtrohen procesit me gjykim të shkurtuar.
Foto nga momenti i grabitjes
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/