Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një fakt të ri rreth përfshirjes së Ilir Metës në aferën e DIA dhe CEZ, kur ishte vartës i Berishës, ministër i Jashtëm në qeverinë e tij.
Sipas ish-kryeministrit ai ka negociuar në emër të qeverisë që tenderin e mbledhjes së detyrimeve ta marrë DIA, por pa pasur autorizimin e qeverisë dhe Kryeministrit.
“Por nje akuze tjeter po kaq te rende per kete afere i bene Ilir Metes edhe ish kreu i bordit te drejtorve te ÇEZ, Jozef Hajsek, i cili ka deshmuar se ne kohen kur Meta ishte minister i Jashtem (jashte çdo autorizimi) ka negociuar (pra jashte çdo autorizimi, shenimi i imi) me ate, qe çeket e ÇEZ-it te punonin me Ismaijlajn pasi ai kishte mbeshtetjen e qeverise shqiptare, duke shfrytezuar keshtu postin zyrtar dhe mashtruar per interesin e xhepit te tij”, deklaron Berisha përmes një postimi në fb.
Në vijim Berisha i bën thirrje Prokurorit te Pergjithshem te nise hetimin e menjehershem per Ilir Meten per kete afer korrupsioni nderkombetar. “Ju bej thirrje qytetaerve shqiptare te mos pajtohen kurre me qendrimin e oligarkve Rama – Meta qe duan me imunitet te bllokojne drejtesine. Ne asnje vend te qyteteruar kjo nuk mund te ndodhe. Vetem guximi, pergjegjesia juaj qytetare, revolucioni juaj demokratik do mund te shembe murin e tmerrshem te korrupsionit dhe krimit te klikes se oligarkeve Rama – Meta qe po shkaterron çdo dite shpresen, te ardhmen dhe qenien tone ne kete vend. Te bashkohemi te gjithe pa asnje dallim te gjithe ata qe duan dhe besojne se ky vend do te behet! Sb”, përfundon postimi i ish-Kryeministrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/