Në vijim është pjesa e intervistës që ish shefi I antidrogës Dritan Zagani I dha gazetarit Basir Collaku, por që u censurua sot nga presioni I qeverisë. Kishte kohë që nuk e kishim dëgjuar këtë formë të ndërhyrjes në media.
Zagani trafik nga deti toka por dhe nga ajri, nisi të vijë dhe nga ajri, droga tani me avionë?
Në fund marsi e fillim prilli 2014, më thërret në zyrë shefi im Hitaj dhe më thotë se kemi një të dhënë nga Shërbimi Informativ, dega Lushnje, që po zhvillohet trafik droge me avion dhe kjo është e dhënë e sakte se na ka ardhur një avion e është ulur në Divjakë para rreth 10 ditësh, sipas infos së SHISH, një avion i vogël
Ku e pyes?
Një zonë para mbërritjes në Divjakë një rrugë e vogël fshati dhe shefi kërkon të shkojmë të verifikojmë këtë informacion sepse na e kërkon infon qendra lart. Morëm një makinë të punës me shefin e sektorit dhe komisariati i Lushnjës na dha një inspektor të njohjes së zonës dhe u takuam me shefin e krimeve të lushnjes Geri Tona, dhe kur do të niseshim nga klubi i shoferit për në Divjakë, shefin e krimeve e merr shefi komisariatit që të kthehej në punë në komisariat sepse kishte një punë emergjente dhe na dha një inspektor rendi për të na shoqëruar, njohës i zonës.
Dhe u nisët?
Unë isha jo fort në gjendje të mirë shëndetsore nuk kisha as motiv ngaqë çdo punë po na shitej tek trafikantët. U nisëm për në Divjakë ku pa mbërritur është një kthesë një rrugë që të çon në fshatin Adriatik, një lagje me rreth 7-8 apo 10 pallate, një zonë internimesh në kohën e komunizmitdhe deri në buzë të detit shkon asfalti. Nga fshai Adriatik deri në buzë të detit është një rrugë të cilën e matëm me makinë duke zeruar kilometrazhin, 2.7 kilometra, e gjerë sa një korsi autostrade e asfaltuar në mënyrë të shkëlqyer e ngritur disi si pistë. Inpsketori na tha se ky është vendi i dyshuar se është ulur avioni, për këtu thuhet. Inspekjtori na tha se kështu thonë të gjithë banorët. Në fund të rrugës ishin disa stalla disa çoban por hezituan të na thonë saktësisht. Kthehemi në fshat anes rrugës ndalojmë dhe ishin disa njerëz që po punonin. Unë qëndrova dhe prita në makinë dhe spo dilja dot, shefi rendit dhe inspektoi vajtën dhe pastaj u afruan te makina dhe këtë që them e kam dëgjuar vetë si bisedë. Ai banori tha se një furiostradë ka bllokuar rrugën ktu, një tjetër në fund të rrugës dhe ajo kryq, fuoristradë e zezë, sa vajti në fund furoistrada e zezë, pamë avionin e bardhë që u ul ktu dhe vajti deri në gjysëm të rrugës dhe dy fuoristradat ajo në fund dhe kjo në fillim u afruan tek avioni. Të dyja fuoristradat nxorrën kuti kartoni ngjyrë kafe dhe i vunë në avion. Pastraj largohen fuoristradat avioni siç ishte në gjysëm të rrugës u ngrit dhe iku u largua. Në u habitëm dhe pyetëm , njëri prej atyre në makinë na tha ikni ikni mos u bëni merak, se ishte ambasadori çek dhe donte të dilte për gjah se ktu është zonë gjahu, por kur u ul avioni u ndje keq dhe nuk zbriti, kështu që iku.
Furistrada të zeza?
Po fuoristrada pikup me rimorkio m xhama të zi të treja të zeza. Sipas banorëve një herë në ato dhjetë ditë, skishin parë më përpara. Dyshonim se kjo mund të ishte heroinë apo kokainë, pra saktësuam se ktu ishjte ulur avion dhe ne do bënim informacion dhe i them shefit ta bëjë ai se nesë do bëja unë do shitej informacioni. Ndërkohë zbuluam dhe gënjeshtrën tjetër kur në lajme pamë një kronikë ku ambasadorja çeke kishte qenë në një aktivitet dhe mësuam shumë shpejt gënjeshrtën.
Vendose të pyesësh?
Pyes një ekspert të trafikut e pyes dhe e provokoj po fluturoni tani. Po spo vjen më as avion ktu në Vlorë vjen në Lushnje. Vjen vjen më tha se është bërë llucë ktu se ka rënë shi ndaj.
Kishte të tjera pista?
Sipas verifikimeve që bëra avioni në mënyrë periodike vinte në Fushën e Porës, Pishporës në breg të detit. Atje unë kam parë vetë një fushë një mjedis i hapur rreth 3 kilometër katror që në periudhën e verës është mjediss shumë i përshtatshmë për ta përdorur si piste. Në kohën e verës sipas të dhënave kishte ardhur disa herë avioni dhe marrë hashash për në Itali në periudhën e fushtës zgjedhore 2013 e mbrapa. Informacion na kisthe ardhur nga SHISH dega Lushnje e cila kishte të dhëna se kjo ishte tarfik droge.
Sa kohë kaloi kur tip o verifikoje rastin e Divjakës deri sa u arrestove?
As një muaj. Pastaj shkoi në punë dhe flas më shefin e sektorit dhe i them shef kam mësuar se rasti avionit qenka i vërtetë por një herë paska ardhur në Divjakë. Në Vlorë, qenka i përhershëm dhe ne skemi ditur gjë. Kam një dide të bëjmë një verifikim i thashë
Prapë Giuliani?
Verbalisht njoftova shefin. I thashë shefit të sektorit të bëjë këtë gjë ti kërkoj verifikim që a ka dhe nëse ka kush janë shtetas shqiptarë që kanë patentë për avionë piper(pajpër), kush kishte dëshmi aftësie të tillë. Guiliani më thotë se di një rast të një avioni që është përplasur në veri të Italisë dhe dyshohej për një gjë të tillë, por ishte pastruar shpejt. Kërkoj të më bësh një nder i them. Po më thotë. Dua të më dërgosh listën, me telefonin e punës gjithnjë që ishte në përgjim. Po do të më ndihmosh më verifiko nëse ka shtetas shqiptarë, në regjistrin e patentave italiane se atje çdo gjë është e dokumentuar dhe kush janë nëse janë, pavarësisht nëse kanë pasaportë italiane.
Ju ndihmoi, ju dërgoi një listë?
Nuk kishin kaluar as 10 ditë kur më merr Giuliani në telefon dhe më thotë të kam dërguar një listë me emrat që më kërkove ata që gjeta, në prill 2014 dhe unë arrestohem në maj po të këtij viti
Me sa emra ishte lista.?
Me 11 emra, që ishin shqiptarë, kishte dhe nga ata ata që kishin marrë nënshtetësinë italiane. Nga ata emra tre më rezultonin vlonjat, dy rezident në Siçili dhe një nga provincat e Veronës. Të tjerët nga Shkodra(kemi raste ulje avionësh dhe në Gjadër) ishin dy prej tyre, që ishin rezident në Itali, kishte nga Durrësi. Me këtë nuk them se këta ishin 11 shtetas trafikantë., ky informacion më erdhi në emailin tim të punës nga adresa emaili e punës e Giulianit.
Po përse te emaili i punës meqë e dinit që ishit në përgjim?
Nuk kisha asnjë merak, doja tju bëja të ditur këtyre që po më hetonin e përgjonin se unë nuk jam trafikant, por do e kap trafikantin.
Çndodhi më pas?
Vura në dijeni shefin e sektorit se më ka ardhur një listë dhe i thashë sapo të verifikoj emrat do të bëj një informacion dhe do ja jepja listën bashkë me informacionin ashtu siç edhe shefi priste tia përcillja. Ndërkohë që kam qenë duke punuar për të përgatitur një informacon të detajuar, sa do mundja të identifikoja se sa nga pjesëtarë të kësaj liste ishin ose jo të implikuar në linjën e trafikut të drogës, për qarqet Vlorë, Fier ku unë mund të hetoja, pasi aty kishte nga Durrësi, Shkodra, Tirana, thjesht do të dërgoja informacion qendrës si informacion shoqërues. Kur po punoja për të plotësuar këtë informacion me datën 2 maj 2014 më kërcet dera e shtëpisë në orën 1 të natës, këtu ku jemi tani dhe shoh nga vrima e çelësit 20 e ca persona pas dere. Hap derën dhe pyes çfarë jeni dhe çfarë doni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/