DURRËS/Osman Stafa, kallzim për Vangjush Dakon: Po helmon qytetin

DURRËS/Osman Stafa, kallzim për Vangjush Dakon: Po helmon qytetin

60
0
Shares

PD e Durrësit ka paditur në prokurori kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Osman Stafa, kryetari i PD së Durrësit ka dorëzuar në prokurori kundërvajtjen penale të Ndotjes së Ajrit dhe për veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës.

Sipas Stafës, në mënyrë të përsëritur, nga banorë të zonës, kemi patur ankesa dhe jemi vënë në dijeni se pranë Porto Romanos digjen në mënyrë të vazhdueshme plehrat e qytetit të Durrësit, duke ndotur ajrin përmes çlirimit të tymrave, gazrave lëndëve të tjera, të cilat janë toksike dhe që shkaktojnë re të zeza tymi shumë të rënda, dhe që e kthejnë praktikisht zonën aty, në të pajetueshme.

“Çdo ditë në këtë zonë digjen tonelata me plehra, që sigurisht, kalojnë çdo normë apo kufij të lejuar të ndotjes në mjedis.

Nga të dhënat tona, rezulton se, si pasojë e djegies së plehrave dhe ndotjes tej mase të ajrit, janë sëmurë me diagnoza të ndryshme respiratore me qindra banorë të zonës”, thuhet në kallëzimin që është bërë për kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY