Basha pas takimit me Lu: Partnerët ndërkombëtarë janë të alarmuar

Basha pas takimit me Lu: Partnerët ndërkombëtarë janë të alarmuar

58
0
Shares

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të alarmuar”, ishte deklarata e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha fill pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu në selinë e PD-së.

“Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuza të rënda, të pakapërdishme.

Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë rryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, rryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë nga zyra ndërkombëtare e avokatisë, e qeverisë shqiptare”, tha Basha.

Në vijim lideri i opozitës theksoi se “Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën anti-drogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë. Fakte dhe prova kanë dalë në publik. Mjetet private të Ministrit jane përdorur prej kushërinjve të tij Habilaj që njihen si kokat e trafikut. Aksionet antidroge të policise jane dekonsipuar në mënyrë të përsëritur, duke ndihmuar trafikantet e duke vënë në rrezik jetën e oficerit e familjes së tij”.

Quo Vadis Shqipëria, tha Basha. “Qytetarët e vendit me jetën që u është bërë ferr nga qeveria, janë shtangur nga këto raste korrupsioni dhe lidhje me krimin. Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë. Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit”, përfundoi kryetari i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY