Babai i dy vëllezërve Aliko të akuzuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, është arrestuar me akuzën “Dhuna në familje”. Ai është arrestuar ditën e enjte nga policia kufitare e Kakavijës teksa kthehej nga Greqia.
Ish-bashkëshortja e tij, R. P e kishte kallëzuar për dhunë fizike dhe psikologjike. Gjykata e Gjirokastrës lëshoi urdhër arresti ndaj tij, ndërsa 46-vjeçari u largua drejt shtetit grek. Sapo shkeli në tokën shqiptare, Aliko u vu nën pranga. Çifti ishte ndarë prej kohësh, por jetonin në të njëjtën vilë, në kate të ndryshme. Mosmarrëveshjet mes tyre arritën deri në përdorimin e dhunës fizike, deri sa ish-gruaja e Adil Alikos e denoncoi.
Policia e Gjirokastrës ka lëshuar urdhër-mbrojtje ndaj R. P, ndërsa mbi të arrestuarin rëndon akuza e “Dhunës në familje”.
Adil Aliko është babai i dy të akuzuarve Arbjon dhe Alban Aliko për vrasjen e efektivit Basha në fshatin Kardhiq, në aksionin antikanabis ku mbetën të plagosur edhe 2 efektivë të tjerë policie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/