2 SKANDALE/ Basha: Meta dhe Tahiri të lidhur me krimin, ja faktet

2 SKANDALE/ Basha: Meta dhe Tahiri të lidhur me krimin, ja faktet

73
0
Shares

Akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës ka sjellë reagimin e herëpashershëm të opozitës. Kreu i PD-së, Basha ka dalë në një deklaratë për media dhe i quajtur akuzat ndaj Metës dhe Tahirit të pakapërdishme, e për këtë kanë dalë faktet.
“Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuza të rënda, të pakapërdishme. Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë rryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, rryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë nga zyra ndërkombëtare e avokatisë, e qeverisë shqiptare. Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën anti-drogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë. Fakte dhe prova kanë dalë në publik”.
Basha thotë se lidhur me kriminalitetin në të cilën janë përfshirë qeveritarët, edhe parlamentarët janë alarmuar, por sipas tij, opozita  nuk do të lejojë këtë situatë në të cilën ndodhet vendi sot.
“Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve. Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë. Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit”, u shpreh kreu i së djathtës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY