“Spitali Ushtarak” i kalon Mbrojtjes, 5 milionë euro në lojë!

“Spitali Ushtarak” i kalon Mbrojtjes, 5 milionë euro në lojë!

197
0
Shares

PD ashtu si LSI duket se ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me një vendim të qeverisë që kthen Spitalin e Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pavarësisht se PD nuk ka qëndrim zyrtar, një prej emrave të rëndësishëm të opozitës, dikur ministër Shëndetësie, Tritan Shehu, thotë se kthimi i Spitalit të Traumës tek ushtria eshte nje veprim i gabuar, qe bie ndesh me zhvillimet pozitive ne vite te asaj qendre mjekuese e universitare, me vete linjat e sistemit tone spitalor.

Shehu thotë se ndryshimi ka ndodhur pikërisht kur atje do te investohen 5 milion euro nga Qeveria Italiane. Qeveria jone kerkon te “gropose” ate cfare eshte arritur ne nje rruge zhvilluese te gjate. Dhe kjo behet pa asnje konsulte me specialistet e fushes, ne fakt dhe ndesh me vete strategjine e Ministrise se Shendetesise.

Shehu në vijim thotë se Ministria e Mbrojtjes nuk i ka kapacitet teknike per nje ndermarje te tille, largohet nga rruga e autonomise, se kalimit tek spitali ndermarje e nga lidhja me sistemin figurativ, dobesohen marredheniet e tij me sistemin universitar dhe demtohet edhe projekti i “Sherbimit Kombetar te Urgjences”.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se vendimi i qeverisë biendesh dhe me politikat e reja te shume vendeve te tjera te NATO-s ndaj spitaleve te tyre ushtarake, qe vecse po i reduktojne keta.

Ne fakt sistemi yne publik ka domosdoshmeri tashme organizimin e nje qendre te dyte traume prane QSUT apo Spitalit te Durresit, dhe jo largimin e ekzistueses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY