SKANDALI DIA-CEZ/Rama “ngjala” të reja me Metën. Kryeministri i del në krah

SKANDALI DIA-CEZ/Rama “ngjala” të reja me Metën. Kryeministri i del në krah

99
0
Shares

I bie të kenë konsumuar ngjala të tjera sot Kryeministri Rama dhe kryetari i parlamentit Meta. Kryeministri i ka dalë në krah kryetarit të parlamentit vetëm pak orë pasi akuzat për ryshfet janë publikuar nga mediat e Tiranës.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura sot ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Sipas Drejtorit të Komunikimit, Zyra e Kryeministrit kishte komunikuar me atë të Avokates së Shtetit. Vetë kjo e fundit ka kontaktuar me zyrën avokatore të kontraktuar nga qeveria shqiptare në gjyqin mes qeverisë dhe kompanisë DIA, studion ligjore Clifford Chance .

Studio ligjore përgenjështroi pretendimet, deklaroi zyra e Kryeministrit, duke sqaruar më tej se OSHEE nuk ka përmendur emrin e Metës në arbitrazh. Ai nuk është cituar që të jetë përfitues nga marrëveshja që DIA kishte me CEZ. Sipas Kryeministrit, akuzat ndaj Metës nuk janë të argumentuara.

Deklarata e qeverisë në fakt nuk përmban argumenta me të cilat rrëzohen ato cfarë janë investiguar nga gazetarja Cela, por fakti se qeveria përfshihet në avokatinë e kryetarit të LSI-së, përpara se hetimet e mundshme të fillojnë, përbën presion ndaj drejtësisë për nisjen e një procesi të mundshëm hetimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY