PS fillon spastrimet, largon të vjetrit që nuk i hyjnë në punë

PS fillon spastrimet, largon të vjetrit që nuk i hyjnë në punë

57
0
Shares

Anëtarësia e PS-së do të rifreskohet me synim që në 25-vjetorin e saj ajo të festojë me 150 mijë anëtarë. Gramoz Ruçi u ka dërguar anëtarëve të asamblesë udhëzimin për të vënë në lëvizje të gjitha forcat aktive për të realizuar objektivin e aksionit për anëtarësimet e reja. Pjesë e këtij aksioni do të jenë edhe riorganizimi i strukturave të FRESSH dhe Forumit të Gruas, FGS.
Udhëzimi që u është dërguar anëtarëve të asamblesë kërkon evidentimin e anëtarëve të partisë që janë larguar për arsye të ndryshme, ata që janë aktivë në dy zgjedhjet e fundit, si dhe ata që janë joaktivë për shkak të moshës, vendbanimit, apo ndryshimeve të punës.
Përmes verifikimit synohet që të spastrohen nga radhët personat që nuk janë më pjesë strukturave të PS-së dhe të bëhet rakordimi i regjistrit të anëtarësisë për çdo organizatë e bashki.
Përmes strukturimit, Ruçi sugjeron që aksioni për pranimet e reja të përmirësojë situatën gjinore e moshore të anëtarësisë së partisë, pra përfshirjen e më shumë grave dhe të rinjve në organizatat e Partisë Socialiste.
Ndërs degët e PS-së për Tiranën nuk do të shkrihen për shkak të numrit të madh të popullsisë, ndërsakryetarët dhe forumet drejtuese të degës socialiste për Tiranën do të zgjidhen me vendime të veçanta të Asamblesë së Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY