Deputeti i PS-së Koco Kokëdhima ka nisur menjëherë të vërë në funksion postin e ri brenda PS që i caktoi pak ditë më parë Edi Rama, atë të koordinatorit të PS për zonën Vlorë-Gjirokastër.
Në fotot e mëposhtme ai është në takim me strukturat e PS-së në Gjirokastër.
Emërimi i tij në krye të strukturave socialiste të jugut nuk është pritur mirë prej tyre. Mediat në Tiranë e kanë reflektuar këtë me kritika ndaj Kokëdhimës ndërsa në rrjetet sociale shumë socialiste shprehen se ai nuk ka kontribut në PS.
Kokëdhima është një ndër miqtë më të afërt të Kryeministrit Rama. Megjithatë ai nuk e ka shfaqur publikisht një lidhje të tillë. Kokëdhima ishte ndër të paktët njerëz publikë në Shqipëri që është shprehur pro legalizimit të kanabisit në vend. Deklarata e tij një vit më parë ushqeu kultivimin e tij në të gjithë vendin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/