Shifrat që frikësojnë Ramën, në Vlorë 700 të punësuar nga PS, 368...

Shifrat që frikësojnë Ramën, në Vlorë 700 të punësuar nga PS, 368 nga LSI

64
0
Shares

Marrëdhëniet e ftohta PS-LSI sa vijnë dhe bëhen më të dukshme, pasi janë bërë më të shpeshta përplasjet për çështje që prekin interesat e përbashkëta. I fundit rast që nxjerr në pah mospërputhjet mes tyre, është çështja e punësimeve.
Në mbledhjen që u zhvillua këtë fundjavë në Vlorë, kryeministri Rama u ka kërkuar zyrtarëve dhe institucioneve një raport të plotë lidhur me punësimet nga të dy forcat politike, deri tani në mazhorancë, PS dhe LSI.
Por, të dhënat paraprake që janë përgatitur nga zyrtarët e majtë e kanë alarmuar shefin e të majtës. Sipas raportit rezulton se në Qarkun e Vlorës, PS ka punësuar në administratën lokale 700 punonjës, ndërsa forca e LSI-së ka të punësuar 368 punonjës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Newsbomb.al.
Pyetjet që u ngritën nga kryeministri për të punësuarit lidhen pikërisht me strukturën dhe qelizën e kësaj administrate.
Kush i ka futur njerëzit në punë?
Cilët janë deputetët që kanë propozuar emërimet dhe cilat kanë qenë kontributet e këtyre njerëzve në Partinë Socialiste?
A janë ata rrjedhojë e emërimeve profesionale dhe të konsultave të përgjithshme, apo dëshirë e individëve që kanë pushtet?

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY