Petrit Vasili nuk përmbahet kundër qeverisë. Divergjencat kapërcejnë spitalin e traumës

Petrit Vasili nuk përmbahet kundër qeverisë. Divergjencat kapërcejnë spitalin e traumës

50
0
Shares

LSI ka gjetur një tjetër moment për të shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendimeve të Kryeministrit Rama. Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili ka qenë mjaft i ashpër në reagimin e tij për rikthimin e Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Vasilit ky veprim është pa kuptim në programin e qeverisë për shëndetësinë. Më këtë vendim ndalet ndryshimi i nisur në qendrën e traumës dhe do të sjellë uljen e nivelit të shërbimit të pacientët.

Vasili me një ton që kalon rëndësinë e cështjes deklaroi se vendimi është bërë pa konsultim të mëtejshëm jashtë gardhit të Ramës. Nuk është konsultuar me specialistët e shëndetësisë, tha ia duke i kërkuar qeverisë të rishikojë me racionalitet vendimin e saj.

Qeveria mori vendim që të kalojë sërish Spitalin e Traumës, ish-spitalin ushtarak në varësi të Mbrojtjes, disa vjet pasi një vendim tjetër qeveria, ia kishte hequr kostumin ushtarak.

Kohët e fundit ka pasur diferenca në qëndrime mes dy partive më të mëdha në koalicion por artikulimi i tyre ka qenë më zë të ulët.

Deklarimi i Vasilit tregon se marrëdhëniet në koalicion janë ndërlikuar dhe se spitali i traumës është vetëm një linjë përmes të cilës po zbrazet një pjesë e zemërimit apo pakënaqësisë që LSI ka me partinë mëmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY