KAZINOTE/Po lulëzon biznesi i lojërave të fatit, 250 milionë euro

KAZINOTE/Po lulëzon biznesi i lojërave të fatit, 250 milionë euro

288
0
Shares

Vijon të lulëzojë biznesi i lojërave të fatit dhe kazinove pavarësisht premtimit të qeverisë Rama se do të bllokojë këtë aktivitet dhe do ta zhvendosë atë jashtë qyteteve të mëdha.

ODA ka publikuar të dhelna që lidhen me licencimet e muajve të fundit nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në Gusht 2015 sipas hulumtimit të ODA rezultojnë gjithsej 22 subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes.

Përkatësisht 1 lotari Kombëtare, 1 bingo televizive, 1 kazino, 10 kazino elektronike, 5 subjekte të licencuar si baste sportive dhe 4 bingo tradicionale.

Edhe pse kategoria me numrin më të madh të subjekteve është ajo e Kazinove Elektronike, Bastet Sportive kanë një shtrirje më të gjerë në të gjithë vendin për shkak të numrit të madh të selive dhe pikave ku ushtrojnë aktivitet. Në gjithë vendin ushtrojnë aktivitetin si të licencuara gjithsej 2 263 pika të lojërave të fatit.

Top Bast, një nga kompanitë e basteve sportive me kapital aksionar prej 22 milion lekë, ka 1 117 pika në gjithë territorin e vendit.

Kompania me Kapitalin Themeltar më të lartë është Lotaria Kombëtare me përkatësisht 1.2 miliard lekë kapital themeltar të vendosur.

Krahasuar me një vit më parë vërehet që shoqëria Interbast SHA nuk figuron në listën e subjekteve të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit kjo shoqëri ka status aktiv.

Shoqëria SH.B Imperial Casino ka rritur kapitalin nga 51 milion lekë në 79 milion.

Aksioneri Mark Frroku i shoqërisë Xhoi Co 21 i ka shitur aksionet e tij bashkëaksionerit Amiran Dzanashvili, i cili tashmë ka 80% të aksioneve nga 50% që posedonte një vit më parë.

Gjithashtu shoqëria Lloto Sport ka pësuar një rënie në kapital përkatësisht nga 59.73 milion lekë që ishte në vitin 2014 në 49.82 milion lekë, si dhe nga katër aksioner tanimë janë tre individë posedues aksionesh pranë kësaj kompanie.

Në tërësi kapitali themeltar i shoqërive të licencuara për lojëra fati hulumtuar nga ODA është 2.92 miliard lekë.

bingot tabela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY