Erjon Braçe bëhet “uturak” i Ramës për të sulmuar Doris Pack

Erjon Braçe bëhet “uturak” i Ramës për të sulmuar Doris Pack

133
0
Shares

Përkrahja e Doris Pack ndaj Bashës nuk i ka pëlqyer edhe shumë deputetit socialist, Erjon Braçe, i cili menjëherë pas deklaratës së eurodeputetes në krah të Lulzim Bashës në Bruksel,  ka reaguar duke thënë se Basha është një prej zyrtarëve të akuzuar.

“Meqë fole për pushtetarë të akuzuar, ndoshta edhe të dënuar, por ndoshta edhe jo të dënuar, por kriminelë me Ramën, më lejo të të them: Çuni, të cilit i dole për zot sot, tamam ai Lulzimi i krehur e vajisur, është i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Republikës. I pagjykuar për shkak se ishte me raport mjekësor deri ditën që rimori imunitetin, por me siguri keqbërës dhe me çështje të pambyllur! E dinë të gjithë këtë, përveç teje!”, shkruan Braçe.

Por, nga ana e saj, edhe PD nuk e ka lënë me kaq reagimin e deputetit socialist. Në deklaratën e saj, PD e quan Erjon Braçen një uturak të Edi Ramës.

“Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët evropiane”- thuhet në deklaratën e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY