Bizneset mbyllin qepenat, Berisha: Akt qytetar i guximshëm

Bizneset mbyllin qepenat, Berisha: Akt qytetar i guximshëm

76
0
Shares

Mbyllja masive bizneseve në ditën e parë të aksionit kundër informalitetit është përshëndetur nga Sali Berisha si një akt i vërtetë qytetar në mbrojtje të shtetit ligjor. Berisha e krahasoi aksionin e nisur nga Rama si kontrollet punëtore të ditëve më të zeza të diktaturës. Në postimin e tij në Fb, Berisha u ka bërë thirrje bizneseve që të organizohen në mbrojtje të ligjit dhe të veprimtarisë së tyre të ligjshme.

Postimi i plotë i Berishës në Fb
Mbyllja masive e bizneseve ndaj 600 grupeve te kontrollit punetor, akt i vertete qytetar per t’u pershendetur!
Te dashur miq, mbyllja masive e bizneseve ishte dje reagimi i pare i guximshem dhe kurajoz i sipermarresve te Tiranes ndaj terrorit qeveritar te paprecedent ne nje vend te lire, qe do ushtrojne jo institucionet legjitime dhe ne perputhje me ligjet e vendit por 600 grupe kontrolli te perbere nga “çunat e krimit” dhe te tjere qe nuk kane asnje tager ligjor per te kontrolluar veprimtarine bizneseve pervec urrejtjes dhe mendjes se semure te Edi Rames.
Bizneset i treguan dje Rames dhe bandave te tij qepenat e mbyllura dhe ky akt eshte per t’u pershendetur si nje akt i guximit qytetar ne mbrojtje te shtetit ligjor. Edi Rama, i cili si analfabet ne ekonomi kujtohet vetem pas dy vjetesh deshtimesh te parikthyeshme te flase dhe te luftoje informalitetin. Ai kerkon ta bej kete me aksion ne stilin e eterve te tij, me kontrolle paralele qe te kujtojne kontrollet punetore te diteve me te zeza te diktatures. Ne operacionin, qe siç deklaroi dje duke bertitur si i luajtur: hekura, burg, burg, hekura, nipi i Spiro Kolekes, xhelatit te inteligjences teknike gjate diktatures hoxhiste, se do ta udheheqe vet ai, Rama synon, me tatimin e jashtezakonshem qe shkon dhjetefishi i tatimfitimit qe biznesi duhet ti paguajne atij dhe gjobat dhjete here me te larta se sa parashikimi i ligjit, kerkon te zevendesoje ne arken e shtetit 180 milione euro qe se bashku me suiten e tij ka vjedhur ne dogana e tatime gjate ketij viti.
Duke mbeshtetur çdo perpjekje ligjore ne luften kunder informalitetit, denoj terrorin shteteror qe ushtrohet ndaj biznesit nga fallanga qeveritare qe kane qellim te vetem grabitjen e tij.
Ju beje thirrje bizneseve te organizohen sa me pare ne mbrojtje te ligjit dhe veprimtarise te tyre te ndershme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY