Arratiset ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani, policia nuk reagon

Arratiset ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani, policia nuk reagon

70
0
Shares

Policia e Vlorës ende nuk ka reaguar për arratisjen e ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili ishte në masën e sigurisë arrest me burg.
Zagani jetonte në lagjen “24 maji” në Vlorë, në papafingon e katit të 8 të një pallati ndërsa ishte në arrest shtëpie. Ai është larguar nga shtëpia e tij në drejtim të paditur, ndërsa policia nuk ka asnjë reagim lidhur me zhdukjen e tij. Inspektori që ishte në mbikëqyrje të ish-shefit të antidrogës rrezikon procedimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Mediat raportojnë se si Zagani mund të jetë larguar jashtë shtetit, ndërsa ai ishte arrestuar një vit më parë për dekonspirim të operacioneve antidrogë në Policinë e Fierit duke bashkëpunuar me trafikantë droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY