Në foto, makina qe goditi 17 vjecarin per vdekje
Një 17 vjecar është përplasur nga një makinë në autostradën Tiranë Durrës duke humbur jetën, rreth orës 20.30. Një makinë e ka goditur ndërsa ecte me shpejtësi në kilometrin e 6 të autostradës, vetëm 10 metra larg mbikalimit.
Makina drejtohej nga Artan Shkëmbi, drejtor i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit.
I riu, Eriglen Sinanaj, është me origjinë nga Librazhdi dhe banon në Tiranë.
Ne foto, pamje nga vendi I aksidentit
Sipas policisë i riu ka qënë i shoqëruar me disa miq të tij ndërkohë që vetëm ai ka vendosur të mos përdorë mbikalimin dhe është goditur nga makina.
Autostrada është bllokuar për qarkullimin e makinave duke krijuar trafik në njërën anë të saj.
Makina që e ka goditur ishte një Tuareg TR 1767 dhe drejtuesi i mjetit që ka rastisur edhe vetë oficer policie, ka qëndruar në vendngjarje.
Tashmë ai është marrë nga policia dhe bashkë me deshmitarë të tjerë në vendngjarje po pyetet për rrethanat e aksidentit.
Autostrada është rindërtuar vetëm para pak muajsh. Pavarësisht mbikalimeve që ka aksidentet vijojnë të marrin jetë njerëzish, cfarë do të thotë se ende nuk ka një zgjidhje për rrugën që tashmë kalon mespërmes një zone tërësisht të populluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/