Trafiku i drogës me avionë vazhdon, kumbarët në qeveri

Trafiku i drogës me avionë vazhdon, kumbarët në qeveri

54
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani vazhdon të ngrejë shqetësimin dhe thekson se ende vazhdojnë fluturimet e avionëve me drogë. Sipas tij, ky është një biznes kriminal që nuk mund të ndalet pasi kumbarët e tij i ka në Polici dhe qeveri. Ai ka akuzuar qeverinë, se tani që Jugu është në duart e Koço Kokëdhimës, biznesi i trafikut të drogës do të ketë rritje të mëtejshme.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit

Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës.
Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal.
Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.
Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës.
Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin.
Mirëpo trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.
Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep.
Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.
Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë.
Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin.
Partia Demokratike nuk do të pajtohet asnjë minutë me këtë kriminalizim, me kthimin e vendit në republikë të drogës.
Ne bashkë me qytetarët do ta ndalim këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY