Telefonata që tradhtoi grupin e avionit të drogës

Telefonata që tradhtoi grupin e avionit të drogës

77
0
Shares

Prokurori ka zbardhur të gjitha tabulatet e bisedave telefonike të organizatës kriminale që trafikonte drogë nga Vlora në drejtim të Italisë, me një avion të vogël.

Mes morisë së bisedave të zhvilluara mes personave të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitetit kriminal, botuar nga gazeta shqiptare, bie në sy momenti fillestar kur ata kanë zbuluar vetveten.

Me datë 29 korrik 2015, ora 18:42:45, i dyshuari Fadil Shahaj, i cili dispononte numrin e telefonit 0696529xxx, flet me djalin e tij, Igli Shahaj, përdorues i nr. telefonik 06993xx xxx. Babë e bir dyshohen nga prokuroria se në organizatë kishin rolin e kultivuesve dhe ruajtjes së bimëve narkotike. Ndaj, sipas organit të akuzës, një ndër bisedat që lidhet me shërbimet dhe ujitjen e parcelave të kultivuara me bimë narkotike është dhe kjo e zhvilluar midis Iglit dhe babait të tij, Fadilit.

-Ore në brinja duhet 5 a 6 metro dhjetë metro ku është ajo pjesa tjetër?, e pyet Fadil Shahaj të birin.

Igli i përgjigjet:

-Është brenda te të voglat.

-Ore unë them këtu në krahët ore këteja këteja nga lartë, këmbëngul sërish Fadil Shahaj.

-Ku nga lartë ore se spo të marrë vesh, i përgjigjet i biri.

-Tek baçe xhajit, e pyet më tej i ati.

-Tek baçe xhajit. E ore është ajo bashkuesja tjetër andej tek te voglat atje lart, i përgjigjet i biri.

Biseda vijon më tej dhe, sipas prokurorisë, babë e bir nënkuptojnë faktin se parcelat ku ishin mbjellë bimët narkotike, duheshin ujitur e për këtë arsye, po flisnin për veglat e punës.

Pjesa më e madhe e të dyshuarve gjatë bisedave telefonike njihen mes tyre me nofka të ndryshme, si “Uill”, “Dobiçi”, “Rosh”, “Poma”, “Lushi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY