Shqipëria dhe vende të tjera të botës duhet të përgatiten për mungesa të mëdha të ujit gjatë viteve 2020 dhe 2040.
Gazeta “The Telegraph” përmend një raport të Institutit Botëror të Burimeve, ku renditen 33 vende që do të përballen me mungesa të frikshme të ujit, ku mes tyre renditet dhe Shqipëria.
Shkak kryesor i problemeve me ujin është pikërisht pasoja e shoqërive njerëzore në ndryshimet klimaterike, ku në zonat e thata uji do të pakësohet më shumë, ndërsa në zonat e lagështa do të ketë më shumë lagështi.
Ndër vendet që pritet të shohin rritjet më të mëdha në mungesën e ujit janë Botsvana dhe Estonia, që mbajnë vendet e para, dhe pas tyre renditet Shqipëria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/