A ju mbahen mend vargjet : “ Enver Hoxha e mprehi shpatën, dhe një here, për situatën.” Ne i kemi shkruar. Ja, pra që nuk është e rastësishme, që ne shqiptarët kemi menduar me dekada të tëra që na ka zili gjithë bota dhe që mund t’i japim mend asaj kudo dhe kurdoherë . Edhe sot por këtë mendim të brendshëm ne e reflektojmë edhe në sjellje, në raportet që ngrejmë me të tjerët. Fuqia rritet kur ngarkohemi me pushtet dhe rrethohemi nga fqinjët tanë ballkanike.
Kryeministrit serb i ka rënë në sy qartë kjo kur me shpoti ka thënë se
“Edi Rama është politikan botëror, ndërsa unë lokal. ”. Dhe kjo sjelljen prej lideri botëror nuk është se nuk i bie në sy kryeministrit tonë që na hedh zemrat peshë kur hedh batuta në Vjenë , aty mes homologëve të tij nga Ballkani dhe Europa, i veshur s’ka më mirë.
T’i japim hakun ai ka vërtetë shije artisti dhe është krejt pa komplekse kur e vë Europën përpara përgjegjësive për trishtimin që ka kapur popullin e tij nga varfëria.
Dhe që ta kuptojmë njëherë e mirë personaliteti ynë prej supermeni është i dukshëm në debate publike, shoqërore , familjare apo dhe në marrëdhënie me fqinjët e banesës dhe kryeministri është pasqyra jonë më e mirë, dhe ky pasqyrim do na të lerë sipas studimeve të “botës” edhe 10 vjet të varfër.
“E kuptuat sa mirë që jemi ???!!!. Pyet edhe profesoresha Endira Bushati miqtë e saj në fb, pasi ka dëgjuar deklaratën e Vuçiç dhe ka lexuar intervistën e kryeministrit në shtypit gjerman, ku ka thënë“… nuk duam të bëhemi si Zvicra se është shumë monotone…”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/