SEKRET/Ja si e zbuloi policia italiane avionin e drogës

SEKRET/Ja si e zbuloi policia italiane avionin e drogës

287
0
Shares

Një material sekret që është siguruar nga droni.al tregon me detaje se si policia italiane ia doli të zbulonte dhe grumbullonte material për të nisur ndjekjen penale ndaj trafikantëve shqiptarë të drogës me avion.

Sipas referimit të bërë nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, të Zyrës Ndërlidhëse Italiane – Interforcë është informuar për peracionin “CIBI 2014” (procedimi penal nr.9214/2015 D.D.A. Bolonja) dhe aktivitetin hetimor që po zhvillohet nga Karabinieria në Riccione mbi nje organizate kriminale te perbere nga subjekte me origjine shqiptare dhe aktiv ne trafikimin e lendeve narkotike.

Vendosja e GPS në avionin e Lamajt

Nga shërbimet e përgjimit , ndjekjes dhe vëzhgimit të kryera kohët e fundit, evidentohet se pjestarë të familjes LAMAJ kanë në dispozicion dhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrahinas model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdoret për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali.Për cdo fluturim sasia që transporton ky avion është 120-140 kg dhe nga Reparti Operativ i është instaluar një pajisje GPS për të gjurmuar lëvizjet e tij.

Gjithashtu disponohet informacion se grupi familjar LAMAJ , përveçse është pronar i shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, ka në plan të kultivoj dhe parcela të ngjashme në Rumani.

Dobici, Keli, Willi etj

Hetimet teknike në në Itali po kryheshin në ndaj numrave të telefonikë në përdorim të shtetasve shqiptarë Vilson LAMAJ, Kleo LAMAJ,Sokol LAMAJ, Artjon LAMAJ, Feim LAMAJ, Bukurosh KESHILLI dhe përgjime në mjetet AUDI A3, targe CR 288LM dhe AUDI A3, targe DL 969HN.

Në fazën e hetimeve kur autoritetet gjyqësore italiane kanë kërkuar bashkëpunimin dhe të autoriteteve shqiptare në ngarkim të shtetasve shqiptarë të identifikuar më poshtë;

Elizer AHMETAJ, lindur në Shqipëri me 28.7.1988, banues ne Villa Verucchio (RN), në via Hemingway nr. 18;

Xhesian AHMETAJ , lindur në Shqipëri më 21.4.1994, banues në Villa Verucchio (RN), në via Hemingway nr. 18;

Arshi HAMETAJ lindur ne Shqipëri me 21.8.1986, rezident në Novafeltria (RN), në via Galileo Ferraris nr. 4;

Sokol LAMAJ (alias Sokol BURHAMAJ), lindur në Shqipëri më 26.4.1981, banues në Savignano sul Rubicone (FC), në via Fomaciotto nr. 2;

Vilson LAMAJ i quajtur “Willi”, lindur në Shqipëri më 10.1.1989, banues në San

Mauro Pascoli (FC), zona San Mauro Mare, në rrugën S. Allende nr. 12;

Kleo LAMAJ, i quajtur “Keli”, lindur ne Shqiperi me 12.5.1985, banues ne Savignano

sul Rubicone (FC), në via Fomaciotto nr. 2;

Bukurosh KËSHILLI, i quajtur “Dobiçi”dhe “Rosh”, lindur në Shqipëri më 6.10.1990, rezident në Savignano sul Rubicone (FC), në via Mariele Ventre nr. 8.

Përgaditja e transportit

Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol LAMAJ dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqiperi si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali , duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundësi do të pilotohej nga Vilson LAMAJ.

Kompania Carabinieri në Riccione nëpërmjet përgjimeve telefonike / ambientale ka evidentuar edhe numrat telefonik të përdorur nga subjektet në kontakt me Sokol LAMAJ-n dhe që ruajnë e kujdesen për parcelat me drogë në Shqipëri dhe që kanë në zotërim ndërtesa ku fshehin prodhimin e bimëve narkotike të kultivuara :

■ …..në përdorim të Fatos BURHAMAJ, i quajtur ndryshe Poma ose Lushi, i cili aktualisht përdor numrin telefonik 00355 …..;

■ …..në përdorim të një burri, i cili është “roje” i parcelave;

■ në përdorim të Çuman LAMAJ, i ati i Sokol-it;

■ në përdorim të një personi të quajtur Neko, i cili punon nëpër parcela;

Udhëtimet në Shqipëri

Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim Sokol LAMAJ dhe Vilson LAMAJ më datë 6 korrik 2015 janë kthyer në Shqipëri,duke u nisur nga porti i Brindisi-t me traget bashkë me automjetin e sinjalizuar Audi A3 me targe DH969HN.

Në veçanti, nga aktiviteti teknik, rezultonte që Sokol LAMAJ ,I cili në përdortenumrin e ri telefonik …..dhe duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali.

Ndërkohe,i vëllai Vilsoni, i cili ka në përdorim numrin e ri telefonik ….., mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhërat e të vëllait për tu nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do te ngarkohente në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për tu nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY