“Pjetër Mustakuqi” i Ramës, sot është personazh pozitiv

“Pjetër Mustakuqi” i Ramës, sot është personazh pozitiv

457
0
Shares

“Pjetër Mustakuqi” është një nga personazhet negative të fillimit “Operacioni Zjarri”, një film që i ngre himne punës së Sigurimit të Shtetit kundër grupeve antikomuniste në vitet 45-60 të shekullit të kaluar.

Rama e përdori sot këtë figurë filmike për të portretizuar të gjithë ato biznese që mund të kenë fshehur xhirot dhe rrjedhimisht edhe tatimin mbi fitim, gjatë një fjalimi që mbajti sot me tatimorët.

Kryeministri mund ta ketë përdorur edhe për ti dhënë larmi tekstit të tij pa ndonjë qëllim ideologjik, por kjo nuk e shpëton atë me asocimin që bën kjo zgjedhje me luftën që kanë bërë komunistët jo vetëm kundër antikomunistëve por kryesisht kundër kulakëve që përfaqësonin shtresat e pasura të shoqërisë së atëhershme shqiptare.

“Pjetër Mustakuqi” ka qenë personazh negativ kur Rama e shikonte filmin me të atin në kinemanë e vogël të bllokut, rezervuar vetëm për elitën komuniste.

Por kur e shohim sot atë film silueta kthehet mbrapsht. “Pjetër Mustakuqi” është një personazh pozitiv i cili rezistoi kundër regjimit dhe u përlesh me ta deri në vdekje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY