Dukagjin/Zbulohet shpella e snajperit që qëlloi helikopterin

Dukagjin/Zbulohet shpella e snajperit që qëlloi helikopterin

79
0
Shares

Përgjatë aksionit për korrjen e kanabisit, policia ka zbuluar një shpellë të pajisur me armë dhe pajisje të tjera luftarake përfshirë edhe tritol. Shpella ishte e lokalizuar në afërsi të parcelave me kanabis dhe përputhet me të dhënat që lokalizonin snajperin që qëlloi mbi helikopterin e ministrisë së Mbrojtjes, para një viti.

Në shpellë u gjetën një pushkë, 4 granata, 1 kallep tritoli 500 gr, 7 karikatore me fishekë, rreth 700 fishekë si dhe pjesë të ndryshme të armëve të tjera.

shpella 1

Armët dhe municionet do dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik.

Ndërkohë në ditën e parë të operacionit antikanabis u shkatërruan 173 parcela të kultivuara me bimë narkotike, u asgjesuan me djegie 32.676 bimë.

Operacioni gjatë ditës së sotme ka vijuar në territorin e fshatrave Plan,Gjurë,Kujë dhe Temal.

Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur.

Operacioni masiv në të cilin janë përfshirë 400 forca të reparteve të policisë, do vijojë përsëri nesër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY