Basha: PD drejt të anëtarësimit të plotë në PPE

Basha: PD drejt të anëtarësimit të plotë në PPE

72
0
Shares

Lulzim Basha , përmes një deklarate për shtyp ka thënë se në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) do të diskutohet kërkesa e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota.
Në këtë takim, kreu i PD-së, Basha do të diskutojë me drejtues të lartë të PPE, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian për të kërkuar mbështetje të madhe për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që kjo qeveri po i bën standardeve demokratike.
Në deklaratën e  tij, Basha ka thënë se pjesë qendrore e diskutimeve në Asamblenë e PPE-së do të jenë edhe zgjedhjet e 21 Qershorit ku, sipas tij shqiptarëve iu cënuan zgjedhjet e lira nga dyshja Rama-Meta dhe bandat e tyre. Gjithashtu do të diskutohen probleme të qenësishme të shoqërisë shqiptare si blerja e votës, kokëfortesia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga parlamenti dhe kandidimi i kriminelëve, dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptare të largohen çdo muaj nga vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY