Grekët vazhdojnë të besojnë te Syriza. Koalicioni i së majtës vijon të jetë më i preferuari nga qytetarët helenë që do të duhet të zgjedhin më 20 shtator qeverinë e re pas dorëheqjes së ish kryeministrit Aleksis Cipras.
Sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja “Efimerida ton Syntakton”, 23% e zgjedhësve do të mbështesë partinë aktuale në pushtet përballë 19.5% që do të mbështesë konservatorët e Demokracisë së Re.
Bashkimi Popullor, partia e krijuar pas ndarjes nga Syrizas, ka pëlqimin e 3.5% të votuesve, përballë 2 % që do të merreni Grekët e Pavarur, sipas sondazhit të realizuar nga ProRata mes 1.000 të intervistuarish.
Ky është vlerësimi i parë që bëhet në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në më pak se një muaj.
Nga ana tjetër, 64% e të intervistuarve beson se vendimi i Ciprasit për të dhënë dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhjet të parakohshme ishte e gabuar, ndërkohë që 68% është dakord që Greqia të qëndrojnë në zonën euro me ccdo kusht, edhe nëse kjo përkthehet në më shumë masa shtrënguese.
Të enjten, gjyqtarja dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Vasiliki Thanou, u emërua shefe e ekzekutivit për të marrë përgjegjësinë e organizimit të datës së zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/