Mesazh ngushëllimi i Presidentit Nishani për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi
Nuk ka munguar mesazhi ngushëllues i Presidentit Bujar Nishani për vdekjen e akademikut kosovar, Mark Krasniqi. Presidenti shprehet se kombi shqiptar humbi një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës.
Mesazh ngushëllimi i Presidentit Nishani për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi
“E nderuara familja Krasniqi!
Të dashur bashkëkombas!
Lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi (Nderi i Kombit), na ka pikëlluar të gjithë ne.
Në këtë moment të dhimbshëm, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, bashkëkombasit, akademikut, profesorit, letrarit, etnografit, publicistit dhe politikanit tonë.
Me ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi, kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës.
Jeta, vepra, puna dhe amaneti i akademikut Mark Krasniqi janë mësimi më i mirë se si duhet të jetohet, veprohet dhe punohet për të mirën e kombit.
Ndarja nga kjo jetë e akademikut Mark Krasniqi, është humbje e madhe për të gjithë kombin tonë.
I dashur Profesor Mark,
Prehu në paqe të përjetshme!
Me respekt,
Bujar Nishani”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/