Firmoset marrëveshja për mbrojtjen e pronës, drejtoresha e AKKP: Fund abuzimit për...

Firmoset marrëveshja për mbrojtjen e pronës, drejtoresha e AKKP: Fund abuzimit për kthimin dhe kompesmin e pronave

59
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme, AKKP, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit firmosën marrëveshjen e përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional, kundër abuzimit me pronat. Në konferencë mori pjesë edhe kryeminstri, i cili është shprehur se çështja e pronave është kthyer në pengesë serioze edhe për ekonominë e vendit, ndërsa përgjegjësinë për kaosin e krijuar e gjen tek ekzekutivi dhe gjyqësori.
Në konferencën me temë “Mbrojtja e pronës”, e cila u mbajt në Vlorë, Drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato shprehu shqetësimin e konstatimit të përditshëm të rasteve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumentave.
“Stafi i AKKP-së konstaton raste të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve, duke synuar pëfitimin në mënyrë të padrejtë. Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin dhe elementë të veprave penale. Një pjesë e tyre edhe pse procedurialisht janë parashtruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë vazhdojnë të sjellin anomali. Ky problem shfaqet dukshëm dhe në çështjen e regjistrimit të tyre dhe transaksionit të fituar në mënyrë të paligjshme. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e padrejtësive me pronën. Abuzivizmit me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave i ka ardhur fundi”, tha Qato.
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se marrëveshja synon kthimin e ligjshmërisë në të drejtën e pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY