Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Mesdhut, ku dy anije me rreth 500 emigrantë nga Libia, Siria, Bangladeshi dhe disa vende të Afrikës janë mbytur në brigjet e Libisë.
Roja bregdetare ka mundur të shpëtojë të paktën 200 klandestinë, ndërsa pjesa tjetër ishte bllokuar në ujë dhe nuk mundën të shpëtonin. Të mbijetuarit janë transportuar në një qendër pritjeje në perëndim të Tripolit.
Njëra prej anijeve kishte 50 emigrantë në bord, ndërsa e dyta ka pasur më shumë sesa 400 dhe dyshohet se pjesa më e madhe tyre të jenë mbytur, por ende nuk ka një numër të konfirmuar të viktimave.
Sipas raporteve të OKB-së, gjatë këtij viti kanë humbur jetën rreth 2500 emigrantë në përpjekje për të kaluar detin dhe për të shkuar në Europë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/