Qeveria fsheh të dhënat, edhe korriku parajsa e kontrabandës

Qeveria fsheh të dhënat, edhe korriku parajsa e kontrabandës

47
0
Shares

Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, ndërsa zyrtarisht ato duhej të ishin publikuar më 20 gusht.
Në një deklaratë për mediat, PD ka denoncuar me forcë mungesën e transparencës në publikimin e shifrave të tatimeve dhe doganave përmes së cilës qeveria këkron të mbulojë gropën financiare që po u kushton shqiptarëve.Opozita e sheh fshehjen e të ardhurave të muajit korrik si një përpjekje të dëshpëruar të qeverisë për të mbuluar korrupsionin dhe dështimin.
Sipas PD-së, është dramatike mungesa e parave në buxhet për muajin korrik në ndërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, rritjes së pagave dhe pensioneve, por ajo e cilëson muajin korrik si parajsën e kontrabandistëve dhe klientelës së qeverisë që shmangin detyrimet  për të shtuar pasurinë dhe luksin.
Nga ana tjetër, PD e sheh dështim të qeverisë propagandën e antikanabis të policisë, teksa denoncohen avionë me drogë që kapërcejnë Otranton drejt Italisë. Sipas saj, nga propaganda e dështuar antikanabis e policisë, kryeministri Rama po përpiqet ta shtrijë këtë luftë mediatike me deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY