Vuçiç merr premtimin për çeljen e negociatave të BE me Serbinë, Rama...

Vuçiç merr premtimin për çeljen e negociatave të BE me Serbinë, Rama me batutat e tij në vend numëro për Shqipërinë

52
0
Shares

Batutat e Edi Ramës në samite e takime ndërkombëtare gjithnjë e më pak përbëjnë ende “lajm” për ndonjë medie. Në të shumtën e rasteve ato tashmë janë shndërruar në objekt humori, tallje ironie e sarkazme.
Më të fundit batuta të Edi Ramës, janë ato në Samitin e Ballkanit në Vjenë, në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, azilkërkuesit shqiptarë, si dhe marrëdhëniet me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, janë shndërruar në objekt ironie e sarkazme nga Nisma “#Thurje”.
Përmes fotomontazhit bashkëngjitur, kjo nismë evidenton faktin se “Serbia arriti që në fund të samitit të marrë premtimin për çeljen e negociatave për në Bashkim Europian. Shqipëria nuk përfitoi asgjë konkrete, përveç përsëritjes së shqetësimit të Gjermanisë për fluksin e lartë të azilantëve”.

Disa nga batutat e Edi Ramës në Vjenë

aver1. Ne ia dolëm me sukses të kishim numrin më të madh të juristëve për metër katror në Evropë.
2. Përpara hyrjes në BE, në Bullgari vetëm 14 % e njerëzve thoshin se donin të rrinin në Bullgari.
3. Ne tashmë jemi vend kandidat. Kandidat është si të thuash, dua të martohem, por s’ekziston akoma dikush që do të martohet me mua.
4. Mesa duket Aleksandri trajtoji pjesën “fast”(e shpejtë), kurse unë do trajtoj atë “furious”(të çmendur).
5. Fakti që takohemi të dy bashkë me Aleksandër Vuçiç nuk është më një fakt historik. Është vetëm rutinë. Askush nuk do të shkruajë nesër “ata u takuan”, si ai më pa mua apo si e pashë unë atë. Ata do të thonë: Çfarë sollën nga ky takim? A ka ndonjë gjë më shumë për xhepat tanë, apo bëhet fjalë vetë për qëllimet të mira? Ky është thelbi
6. Unë nuk kam ndërmend t’ju them se sa progres kemi bërë. Unë thjesht do them se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa.
7. Europa ka rregulla. Ne duhet të luajmë sipas këtyre rregullave. Por në të njëjtën kohë, luajtja sipas rregullave nuk do të na mbajë ne në një gjendje frustrimi dhe izolimi. Loja sipas rregullave do të na bëjë pjesë të një fushe më të madhe. Përmenda fushën, përpara lojës së futbollit, sepse nuk kam ndërmend të luaj.
8. Nëse ne jemi sot këtu dhe jemi në një skenar të tillë, kjo para një viti ishte krejt e pamundur të imagjinohej. Tani kjo është diçka normale. Ky është aspekti tërheqës i projektit Europian, dhe kjo na ka bërë të gjithë ne, që të sillemi mirë me njëri-tjetrin. Nuk është se u bëmë engjëj. Jemi, siç tha miku im i dashur ministri i Jashtëm i Bosnjës, jemi të lumtur që nuk kemi më çështje të hapura, ndaj dhe le të flasim për ekonominë. Por askush të mos mendojë se nuk jemi të aftë të kemi çështje të hapura përsëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY