Prishja e Kishës së Dhërmiut, Greqia notë proteste Shqipërisë

Prishja e Kishës së Dhërmiut, Greqia notë proteste Shqipërisë

48
0
Shares

Pas prishjes së Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, Greqia i paraqiti ambasadorit shqiptar në Athinë notë proteste. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Kathimerini”, e cila shkruan se Athina zyrtare ka bërë edhe një ankesë zyrtare në Komisionin Europian dhe Këshillin e Europës, si edhe njofton se Ministria e Jashtme greke ka informuar Berlinin dhe Uashingtonin për kundërshtimet e saj.
Gazeta citon autoritetet shqiptare se arsyeja e prishjes së kishës ka për qëllim kryerjen e gërmimeve për të gjetur varrin e misionarit katolik të shekullit të 17 që shërbeu në Shqipëri, Nilo Katalano.
Por prishja e Kishës në Dhërmi pati reagime të forta nga qeveria greke, aq sa zëdhënsi  Ministrisë së Jashtme të Greqisë e krahasoi shembjen e kishës me aktet terroasite të xhihadistëve kundër kishave në Greqi. Por, kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se kjo është një çështje e brendshme ku Greqia nuk duhet të ndërhyjë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY