Për tu mbajtur mend nga Samiti i Vjenës, mesazhi për azilkërkuesit dhe...

Për tu mbajtur mend nga Samiti i Vjenës, mesazhi për azilkërkuesit dhe dakordësi për të tjerë samite …

40
0
Shares

Priteshin shumë nga ky Samit bakllanik, i sapo mbyllur në Vjenë… Por përpos pritshmërive, mes projekteve të rrugëve e hekurudhave kilometrike, me vlera marramendëse në euro me shumë “0” (zero), ulja e siparit nuk lë shumë për të mbajtur mend, se sa “sihariqi”, për të tjerë samite në dy vitet e ardhshme…, si edhe mesazhi (i vetmi që pritej), për azilkërkuesit…, edhe nga Ballkani.
“Duhet tu japim një stimul ekonomik këtyre vendeve. Duhet t’u themi njerëzve që vijnë nga këto vende se nuk kanë shanse që të fitojnë azil, sepse azil do të marrin qytetarët që vijnë nga vendet e luftës”, deklaroi prerë Anglea Merkel.
Ishte kancelaria Merkel, e cila gjithashtu në deklaratën në fund të Samitit, nuk la shumë për të komentuar e interpretuar…, as për ndonjë hamendësim të mundshëm, ndërsa ishte e qartë për mesazhet optimiste sipas të cilave, “Do të sjellim më shumë shpresë për rajonin. Franca dhe Italia do të mirëpresin samitet gjatë dy viteve të ardhshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY