Pak çaste pasi vrau për vdekje dy gazetarët, ish-kolegu i tyre ka dërguar redaksisë së televizionit ABC News një faks me 23 faqe, ku e cilësonte veten e tij një “fuçi baruti”. Vester Flanagan, i pushuar nga stacioni TV, WDBJ7 përshkruante në faks vuajtjet e tij nga talljet dhe diskriminimi ndaj tij në punë se ishte zezak dhe homoseksual. Kanali ABC News bëri të ditur se ka marrë një faks me 23 faqe, i dërguar nga vetë Bryce Williams, i njohur me emrin profesional, në të cilin ai shkruante se zemërimi i tij ishte “ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe tashmë ishte shndërruar në një fuçi baruti që pritej të plaste!!!” Autori shprehte përmes faksit admirimin për adoleshentët që vranë 13 vetë në Shkollën e Colmbine në Colorado, në vitin 1999. Ai thotë se sulmi në Charleston të Karolinës së Jugut, ku u vranë nëntë zezakë që shkonin në kishë, ishte ai që “e derdhi kupën”.
Bryce Williams vrau dy ish-kolegët e tij në transmetim live, dhe plagosi rëndë të intervistuarën, ndërsa edhe vetë kishte regjistruar një video në momentin e vrasjes, të cilën e postoi në rrjetin social Twitter pak para se të vetëvritej.
Ngjarja që ka tronditur mbarë opinionin ndërkombëtar ka ngritur edhe shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë, e cila në një deklaratë bën thirrje për një kontroll më të mirë të armëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/