Vuçiç: Rama ndikoi të ulen tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve

Vuçiç: Rama ndikoi të ulen tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve

44
0
Shares

Në nisje të samitit të Vjenës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij serb, Aleksander Vucic, kanë diskutuar në forumin e shoqërisë civile lidhur me marrëdhënieve mes dy shteteve dhe projektet që kanë në vendet e tyre.

Rama tha se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. “Ne takohemi me shoqërinë civile. Dhe nuk është e nevojshme të themi çfarë kemi bërë deri më tani në vendet tona, por të bashkohemi për të garantuar stabilitet në rajon, ndryshe nuk mund të bëjmë asgjë. Ne s’jemi magjistarë për të bërë ato që duam, ndaj kemi nevojë të bashkëpunojmë. Kemi ecur përpara për të qenë bashkë me Vuçiçin, dhe takimet tona tani shihen me qëllime të mira. Ballkani ka nevojë për qasje strategjike nga Evropa. Duke u ndalur tek reformat do të thoja që e rëndësishme është reforma në arsim. Ne duhet te ecim përpara dhe të hapim negociatat, dhe kështu t’u tregojmë të gjithëve se ndodhemi në Evropë. Ne jetojmë me rregulla, dhe zbatimi i tyre bën që të ecim para”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç është ndalur në marrëdhëniet mes vendit që ai drejton dhe Shqipërisë, duke i cilësuar ato të qeta.

“Vitin e kaluar u përballem me shumë përmbytje u përballem me konsolidimin fiskal. Besoj se ishim të parët në Rajon që filluam me ndërprerjen e pensioneve pasi donim të kishim rimëkëmbje. Besoj se rezultatet janë të kënaqshme. Mund të them që popullsia serbe vazhdon që të jetojë mirë. Është kaluar situata e vështirë. Jemi përpjekur ta ulim papunësinë. Jam mirënjohjes ndaj zotit Rama, pasi është treguar mbështetës për të ulur tensionet. Nuk kemi pas tensione mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha kreu i Qeverisë serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY