Ndërsa policia e Rimit ka ndaluar 7 persona për trafik të lëndëve narkotike, edhe autoritetet shqiptare kanë arrestuar 4 persona në Vlorë që kanë lidhje më këtë grup kriminal. Në qytetin e Brindizit u sekuestruan 125 kg marijuanë e cila po transportohej nga Shqipëria në Itali në një avion që drejtohej nga dy pilotë shqiptarë. Ajo do të transportohej nga Vlora për të furnizuar Rivierën e Romanjës, por edhe tregun e Romës.
Kapiteni i policisë së Ricciones, Antonio De Lise ka deklaruar se kjo organizatë kriminale e kishte bazën në një qytet të Shqipërisë dhe përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë.
Bashkëpunimi mes autoritetve italiane dhe shqiptare u finalizua me shkatërrimin e grupit kriminal, i cili është pjesë e një organizate ndërkombëtare për trafik të lëndëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/