Lezhë, arrestohet 34-vjeçari, kanosi me thikë efektivat e policisë

Lezhë, arrestohet 34-vjeçari, kanosi me thikë efektivat e policisë

69
0
Shares

Lezhë- Policia ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ka kanosur një person me biçak dhe më pas ka kanosur edhe efektivat e policisë.
Astrit Xaka nga fshati Borizan i Kurbinit, pas konflitit me disa persona ka kanosur me biçak shtetasin V. K duke  e plagosur lehtësisht. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore për të ndaluar autorin, por ky i fundit i ka kundërshtuar efektivat blu duke i kanosur edhe ata me thikë.
Policia mundi që të neutralizojë 34-vjeçarin dhe ta shoqërojë në Komisariatin e Kurbinit.
Astrit Xaka do të ndiqet penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosjes për shkak të detyres”dhe “Kanosjes”, ndërsapolicia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale thikën me të cilën plagosi shtetasin V. K dhe kanosi uniformat blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY