Gjergj Leka i shpall luftë Flutura Açkës, e hedh në gjyq, kërkon...

Gjergj Leka i shpall luftë Flutura Açkës, e hedh në gjyq, kërkon një vit burg dhe 10 mijë €

71
0
Shares

Lufta e shpallur mes Gjergj Lekës dhe artisteve që kanë reaguar ndaj deklaratave të tij të fundit fyese, do të përfundojë në Gjykatë. Mësohet se avokati i kantautorit Leka, Sajmir Visha, do të nisë betejën ligjore të klientit të tij për “fyerje” kundër shkrimtares Flutura Açka.
Kërkesa e padisë do të depozitohet sot në Gjykatën e Tiranës, ku Leka do të kërkojë dënimin e shkrimtares me 1 vit burg për veprën penale “Fyerja e kryer botërisht” dhe dëmshpërblimin prej 10 mijë euro për dëmin pasuror dhe jo pasuror. Avokati i Gjergj Lekës ka thënë se klienti i tij nuk ka njohje me shkrimtaren Flutura Açka.
“Është skandaloze që një person që nuk ka asnjë lidhje me të, pasi klienti im nuk ka asnjë njohje me shkrimtaren Açka, ta përgojojë publikisht atë. Në rastin konkret, klienti im është dëmtuar nga përcaktimet fyese dhe denigruese të Açkës. Ne do të kërkojmë dënimin penal me 1 vit burg të të akuzuarës Açka dhe 10 mijë euro dëmshpërblim”, tha avokati Vishaj.
Pas intervistës së Gjergj Lekës, ndaj gjuhës së tij fyese për disa këngëtare shqiptare, erdhi reagimi kritikues i Flutura Açka përmes një postimi në Fb e cila ka gjetur një mbështetje të madhe në rrjetet sociale.

Për më shumë mund të lexoni…
/web/Flutura_Acka_reagon_ndaj_akuzave_te_Gj_Lekes_Nje_burre_kurve_gjeja_me_e_neveritshme_6373_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY