Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar lidhur me padinë që Gjergj Leka do të ngrejë kundër saj. Ajo shprehet se fjalët që ka thënë në postimin e saj në Fb, nuk kanë lidhje me personin e Gjergj Lekës, por me fenomenin e ndëshkueshmërisë.
“Dëgjova sot se z. Leka ka vendosur të më hedhë në gjyq, e drejtë e tij, megjithëse përsëris sot e gjithë ditë, se fjalët e mia nuk kanë lidhje me personin e tij, por me fenomenin e radhës së padrejtë në ndërshkueshmërinë shqiptare. E përsëris se ka qenë një fat i madh që gra artiste, edhe në kushte të një terrori të tillë në diktaturë, me jetën e tyre (ndokund edhe me gabime), me përpjekjet e tyre kanë sjellë regëtime drite, ndryshime, shprese dhe emancipimi”-shkruan Açka.
Ajo thotë se nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbrojtur dhe respektuar lirinë e femrës shqiptare, e nëse shkon në burg, do ta bëjë me kënaqësi, sepse po shkon për një kauzë.
“Nëse z. Leka më sheh si fajtore për fajin e tij, dhe do të paguajë para për të qenë më pak i fajshëm, unë do të mbrohem falas dhe publikisht, sepse nuk kam bërë asgjë, veç kam vënë një gur në bankinën e madhe të mbrojtjes dhe respektimit të lirisë së femrës shqiptare, detyrë që e ka secili prej nesh. Nëse ky është faj, shkoj me kënaqësi në burg, sepse fundja shkoj për një kauzë”- përgjigjet Açka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/