Marokani terrorist Ajub el Kazani që u kap përgjatë aktit terrorist në trenin e linjës së shpejtë Amsterdam-Paris, nuk ka lënë gjurmë në sistemin TIMS në Shqipëri.
Prokuroria franceze ka deklaruar se Kazani ka qënë në Shqipëri përgjatë udhëtimit të tij për në Siri, por burime të besueshme të policisë i thanë droni.al se personi me emrin Ayoub El-Khazzani nuk figuron në regjistrin e TIMS ku lënë gjurmë të gjithë personat që kalojnë pikat kufitare të Shqipërisë.
Nëse Kazani ka lëvizur në Shqipëri dhe nuk është shënuar në TIMS, atëherë besohet se ka hyrë në rrugë tokësore. Në pikat kufitare më Kosovën nuk ka regjistër të plotë lidhur me hyrje daljet për shkak të kalimit liberal. Pra ia bie që ai të ketë hyrë në Shqipëri nga Kosova, megjithëse në hyrje ai duhej të ishte regjistruar nga policia kufitare shqiptare.
Nëse ai ka hyrë nga portet ose aeroportet dhe nuk figuron në regjistrin TIMS, mbetet të merret në konsideratë serioze një hetim lidhur me lëvizjen e tij në Shqipëri ilegalisht.
Ndërkaq ka dilemë nëse vërtet ai ka qënë në Shqipëri apo jo sic edhe pretendohet nga zyrat e hetimit në vendet perëndimore të cilat e kanë mbikqyrur itinerarin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/