Elton Deda, Drejtori i Festivalit të RTSH: Jam skllav i muzikës së...

Elton Deda, Drejtori i Festivalit të RTSH: Jam skllav i muzikës së ndershme, nuk pranoj ndërhyrje miqsh

56
0
Shares

Elton Deda, kantautori dhe këngëtari i njohur i muzikës rok dhe aletrnative, do të jetë Drejtori Artistik i Festivalit Publik Shqiptar.  Në një postim në rrjetin social Facebook, bën të ditur lajmin dhe shkruan se posti që ai do të mbajë, do të thotë një sfidë profesionale për karrierën e tij. Duke njohur natyrën përfituese të shqiptarëve, Elton Deda i ka paraprirë favoreve duke thënë se do të japë maksimumin për një festival model pa ndërhyrjet e ‘miqve’.

“Të dashur miq e kolege! Dua tju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe sëbashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i perëjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme.
Sinqerisht,
Ton Deda”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY