Efektet e çajit në shëndet

Efektet e çajit në shëndet

95
0
Shares

1.Çaji dhe mbijetesa
Sipas specialistëve të shëndetit, çaji  luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe në mbijetesën nga lloje të ndryshme të sëmundjeve.
Kjo për shkak se llojet e ndryshme të çajrave përbëhen nga komponentë, të cilët janë të rëndësishëm mbi të gjitha tek personat të cilët kanë mangësi apo tepricë hekuri.

2.Çaji dhe truri juaj
Përbërësit e çajit  mund të rrisin aktivitetin e trurit. Në një rishikim sistematik nga specialistët e shëndetit  të efekteve të çajit në humor dhe funksionin  kognitiv, u vu re se përbërësit e çajit kanë  treguar se rrisin vigjilencën dhe saktësinë.

3.Çaji dhe diabeti
Hulumtimet e specialistëve të shëndetit  bëjnë me dije se në mesin e atyre që pinë tre deri në katër ose më shumë gota çaj në ditë, janë rrezikuar 16% më pak për  zhvillimin e diabetit tip 2, në krahasim me ata të cilët zakonisht pinë vetëm një ose asnjë gotë çaji.

4.Çaji dhe sëmundjet e zemrës
Për sa i përket një tjetër komplikacioni në shëndet, siç është ai që lidhet më zemrën, sipas specialistëve të shëndetit çaji i  gjelbër dhe çaj i zi ulin ndjeshëm presionin e gjakut. Kjo ndodh për arsye se këto lloj çajrash ulin nivelin e  kolesterolit në gjak.

5.Çaji dhe humbja në peshë
Ka pasur shumë interes për çajin në lidhje me ndihmën e të humburit në peshë.
“Çaji jeshil mund të përmirësojë rregulloren e peshës trupore”-shprehen specialistët e shëndetit.

“Konsumoni sa më shumë filxhana çaj në ditë, në mënyrë që të shmangni shumë lloje sëmundjesh e të jetoni sa më gjatë .”-këshillojnë specialistët e shëndetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY